Voton Lutfi Haziri: Sot pritet rikonfirmi i 22 tetorit - Bota Sot
Voton Lutfi Haziri: Sot pritet rikonfirmi i 22 tetorit

Gjilani

E premte, 15 dhjetor 2017

Voton Lutfi Haziri: Sot pritet rikonfirmi i 22 tetorit

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:49
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetarë të Komunës së Gjilanit edhe për një mandat nga LDK-ja, Lutfi Haziri ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Abaz Ajeti”.

Haziri ka apeluar tek qytetarët të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme

Postimi i plotë:

Uroj që gjilanasit të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e balotazhit. Sot pritet rikonfirmimi i 22 tetorit. Është një ditë e mirë dhe një e diele e bardhë për gjilanasit kudo që janë.

Apeloj që të dalin në mënyrë masive sepse ata sot japin kontratën për udhëheqësin e Komunës për katër vitet e ardhshme. Duke u mbështetur në këtë legjitimitet, unë besoj shumë që gjilanasit sërish do të flasin fort dhe qartë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test