LDK u bën thirrje gjilanasve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit

Gjilani

LDK u bën thirrje gjilanasve që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:46
LDK

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës u bën ftesë të gjithë gjilanasve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Më poshtë komunikata e plotë e LDK-së:

Sipas informative të komisionerëve dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, shihet një trendi i rritje për të votuar nga ana e qytetarëve në orët e pasdites.

Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Shtabit të Degës, u ka bërë thirrje atyre qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’iu bashkangjitur procesit të votimit.

Deri tani nuk kemi të raportuar asnjë parregullsi që do ta dëmtonte procesin, por i lus qytetarët që akoma nuk kanë dalë për të votuar, që ta bëjnë këtë si dinë ata, në mënyrë të qytetëruar e solemne.

Ismajli ka falënderuar gjilanasit për kulturë të lartë qytetare e demokratike të treguar në këtë proces, që është model për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat