Mesazhet e çuditshme të Qemajl Mustafës për fitoren e Lutfi Hazirit në Gjilan

Gjilani

Mesazhet e çuditshme të Qemajl Mustafës për fitoren e Lutfi Hazirit në Gjilan

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:07
Qemajl Mustafa

Ish kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK’së, Qemajl Mustafa, ka komentuar fitoren e Lutfi Hazirit në Gjilan, duke thënë se ‘atë e ndihmuan të fitojnë kameleohet dhe hienat’.

Megjithëse nuk flet qartë se për kë e ka fjalën, Mustafa thotë se ‘dikush tinëzisht loboi që Haziri ta fitojë Gjilanin’.

Ai shkruan në Facebook:

KAMELEONËT dhe HIENAT

Ju qe u takoni subjekteve tjera politike dhe qe nuk formalizuat marreveshje publike me Luten e me LDK-ne por qe mbreme, menjehere pas ores 19.00 vrapuat te fotografoheni me fituesin, jeni e keqja e vogel e demokracise. Ju jeni transparent.

E keqja e madhe jane ata qe kane lobuar tinezisht, kane votuar ndryshe nga ajo qe e thone dhe nuk dalin n’syret me kryetarin. Me sa di une te dy ketyre llojeve u thuhet KAMELEONE po ky soji i dyte ka elemente te dukshme te HIENES. Eeee keta, ta djegin “çergën” keq.

Qeshtu eshte ne keto hapsirat ku jetojme ne, s’behet ndryshe as lehte as shpejte!

Ndërkohë, në një postim të mëhershëm në Facebook, Mustafa e ka quajtur ‘fitore të Pirros’, fitoren e Hazirit në Gjilan.

FITORET E PIRROS
Fitoret e bazuara ne mashtrime, ne rrena e ne marrina nga me te ndryshmet, jane si kullat prej letre. Nje dite, rrezohen lehte e me turp.
Ti Gjilan e lejove edhe nje fitore te tille. E gezofsh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat