Shkolla fillore “Halil Alidema” e Pozharanit bëhet me kabinet të informatikës - Bota Sot
Shkolla fillore “Halil Alidema” e Pozharanit bëhet me kabinet të informatikës

Gjilani

E hënë, 11 dhjetor 2017

Shkolla fillore “Halil Alidema” e Pozharanit bëhet me kabinet të informatikës

Nga: Aziz Zuka Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:54
Pamje nga perurimi i Kabietit te Informatikës në SHF ”Halil Alidema” në Pozharan

Shkolla fillore e Mesme e Ultë “Halil Alidema” në Pozharan, nga sot  është bërë  me kabinet të Informatikës dhe atë në kuadër të një projektit të përbashkët që është bashkë financuar nga komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg.  Gjatë përurimit të këtij kabineti kryetari Haliti bëri me dije se kjo komunë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, ka realizuar dhe do të realizoj edhe disa projekte të tjera kryesisht në shkollat e lokaliteteve të ndryshme si në fshatrat Sadovinë e Jerlive dhe Gërmovë ku do të bëhet furnizimi i Bibliotekave me rafte për libra dhe furnizimi me libra për nxënës.

Nga ky bashkëpunim do të përfitojnë edhe shkollat e fshatit Skifteraj, Budrikë dhe Radivojcë por edhe çerdhja e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti. Kurse projekt tjetër me rëndësi të veçantë që do të vazhdoj në Viti është ndarja e bursave për nxënësit e dalluar. Por gjatë këtij viti pritet që përfituesit e këtyre bursave të jenë më i madh se në vitet e shkuara.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se qeverisja komunale e Vitisë në bashkëpunim me parterët e saj do të punoj që mësimdhënësit dhe nxënësit të kenë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ai tha se në këtë drejtim do të bëhet jo vetëm pasurimi i shkollave me kabinetet e ndryshme por edhe me bibliotekat dhe digjitalizimi i klasave. Kurse për projektin e sotëm falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg në veçanti qeverinë e këtij shteti që po financon projekte të rëndësishme për shoqërinë. E Fisnik Beqiri, Drejtor Menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg bëri me dije se shkolla fillore e mesme e ultë “Halil Alidema”në Pozharan është pajisur me 22 kompjuter me të gjitha pajisjet përcjellëse por edhe me video projektor dhe tha se vlera e këtij projekti është rreth 9. 700€. Kurse në përurimin e këtij kabineti ka marrë pjesë edhe Anne Doster, përfaqësuese e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë e cila ndër tjerash tha se ndihet e lumtur që sot është pjesë e përurimit të kabinetit të informatikës në Pozhran ë lokaliteti më të mamdhë të komuës së Vitisë. E në shenjë respekti për bashkëpunimin e Fondacionit Kosovë-Luksemburg me komunën e Vitisë, kreu i kësaj komune, Sokol Haliti ka ndarë një mirënjohje për ta. Kurse Drita Pira, Drejtoreshë e kësaj shkolle ndau mirënjohje për kryetarin Haliti dhe të tjerë që kanë mundësuar pajisjen e kësaj shkolle me këtë kabinet. Ndryshe , kryetari Haliti bëri me dije se së shpejti do të fillojnë me digjitalizimin e shkollave në territorin e komunës së Vitisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test