Komuna e Vitisë shënon Ditën e Falënderimeve

Gjilani

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Falënderimeve

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:46
Homazhet

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala,  si dhe ushtarët e KFOR-it Amerikan kanë bërë sot homazhe pranë bustit të diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti me rastin e Ditës së Falënderimeve Amerikane. Po ashtu, pjesë e  homazheve ishin  edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës në Viti, nxënës të shkollave të mesme si dhe qytetarë.

Me këtë rast,  Haliti ka folur për rëndësinë që ka dita e falënderimeve për Komunën e Vitisë.

 “Në këtë ditë të veçantë ne falënderojmë popullin amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për ne. Sot dua të ju uroj këtë festë në veçantë ushtarëve amerikan të cilët në vend që të kremtojnë atë në gjirin familjar gjenden sot pranë nesh”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, sot është mbajtur një ndeshje miqësore e basketbollit në mes KB Vitia - KFOR LMT. Kurse në orët e mbrëmjes është mbajtur edhe një koncert muzikorë dhe atë në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, kati i II-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat