Kryetari i Komunës së Vitisë uron qytetarët për Festën e 28 Nëntorit - Bota Sot
Kryetari i Komunës së Vitisë uron qytetarët për Festën e 28 Nëntorit

Gjilani

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Kryetari i Komunës së Vitisë uron qytetarët për Festën e 28 Nëntorit

Nga: Aziz Zuka Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 17:07
Sokol Haliti, kryetar i Vitisë

Përmes një mesazhi që ka dhënë  përmes mjeteve të informimit  njeriu i parë i komunës së Vitisë Sokol Haliti,  ka uruar qytetarët  për  Ditën e Madhe për kombin shqiptarë  28 Nëntorin!

Të nderuar qytetarë,

Kam nderin që me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe 105 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë të ju përcjelli urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët ku do që janë dhe festojnë festën më të madhe të kombit. Në veçanti ja uroj këtë festë familjarëve të atyre që kanë kontribuar me penë e më pushkë për lirinë e kombit shqiptar. Kjo festë na përkujton sakrificën e kombit tonë për liri, por na jep shtytje që të punojnë me përkushtim të plotë për të mirën tonë të përbashkët. Gëzuar shqiptarë ku do që jeni...

Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test