Haziri: Shteti të funksionojë në interes të qytetarëve - Bota Sot
Haziri: Shteti të funksionojë në interes të qytetarëve

Gjilani

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Haziri: Shteti të funksionojë në interes të qytetarëve

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:43
Lutfi Haziri

Me rastin e 28 nëntorit, Ditës se Flamurit, në Gjilan kanë nisur aktivitetet maratonike, ku kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Haziri, pasi uroi qytetarët për Festën e Flamurit, tha se gjunjëzohen para veprës së mijëra burrave e grave, të cilët u sakrifikuan për pavarësinë e Shqipërisë.

“Mijëra burra e gra të Gjilanit janë flijuar për këtë ditë, për pavarësinë e Shqipërisë. Ne gjunjëzohemi para veprës së tyre dhe nderojmë sakrificën e tyre. Ky 105-vjetor është më i veçantë pasi tashmë e kemi vendosur edhe shtatoren e kolosit të Karadakut, Idriz Seferi. Uroj që ky vit të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm dhe mbi të gjitha që shteti jonë të shkojë drejt funksionimit sa më të mirë në interes të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, kryetari Haziri me bashkëpunëtorët do të bëjë homazhe te varri i heroit Idriz Seferi, do të përurojë pllakën përkujtimore tek –ish objekti i burgut të Gjilanit, për të vazhduar me orën e madhe letrare.

Ndërkaq, në ora 14:00 do të mbahet rep-rock koncert me artistë lokalë para teatrit, derisa aktivitetet kulmojnë me një koncert me këngë dhe valle, interpretuar nga AKV  “Gjilani” si dhe solistë dhe ansamble të tjera vendore gjilanase, në ora 19:00, në Teatrin e Qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test