Lutfi Haziri aktivizon mekanizmat e emergjencave në Gjilan

Gjilani

Lutfi Haziri aktivizon mekanizmat e emergjencave në Gjilan

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 23:04
Gjilan

Pas reshjeve të pandërprera të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar mekanizmat e emergjencave, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve për çdo eventualitet.

Komuna e Gjilanit njofton opinionin se deri në këtë moment, situata pas reshjeve të shiut është stabile dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë për ndihmë nga ana e qytetarëve.

Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie 24 orë dhe për çdo eventualitet numrat kujdestar janë 112, 193, dhe +37744146738.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat