Në Gjilan përurohet fabrika e mishit “Malësia” - Bota Sot
Në Gjilan përurohet fabrika e mishit “Malësia”

Gjilani

E hënë, 11 dhjetor 2017

Në Gjilan përurohet fabrika e mishit “Malësia”

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:10
Gjilan

Në Gjilan është përuruar fabrika e mishit "Malësia", e cila ka punësuar 70 persona duke ofruar kualitet edhe cilësor në industrinë e mishit në vend.

Pronari i fabrikës së mishit "Malësia", Nehat Spahiu tha se ky rrugëtim i gjatë e plot sfida do të ishte i pamundur pa kontributin e babait të tij.

Spahiu tha se me këtë investim disa milionësh kanë punësuar 70 punëtorë në mënyrë direkte dhe qindra në mënyrë indirekte.

"Industria e mishit ‘Malësia’, është e njohur për cilësi për të gjithë gjilanasit dhe kryesisht deri tani kualiteti jonë kemi vendosur që të shkojmë edhe një hap tutje që është kjo fabrikë afër nesh deri tani kemi punësuar 70 persona në mënyrë direkte dhe qindra indirekt dhe qëllimi është ulja e deficitit  tregtar dhe prodhimet tona do të jenë bio duke respektuar edhe të gjitha standardet që kërkohen nga Bashkimi Evropian”, tha Spahiu.

 Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha Gjilani po hynë tashmë në rrjetën e bizneseve që po merren me zhvillim ekonomik.

 Haziri tha se po zhvillohet edhe kjo fabrikë moderne e cila është pjesë e biznesit të Nehat Spahiut dhe përveç vendeve të punës krijon rrjet zingjiror edhe më gjerë.

Ai kërkoi nga Qeveria që bizneset të përkrahen me subvencione sepse ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë përurim ishte edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test