Në Bresalc të Gjilanit përurohet ferma e dhive me kapacitet prej 160 krerësh

Gjilani

Në Bresalc të Gjilanit përurohet ferma e dhive me kapacitet prej 160 krerësh

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:42
Pamje nga përurimi

Në Bresalc të Gjilanit është përuruar sot ferma e dhive, e cila ka kapacitet prej 160 krerësh.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas prerjes së shiritit, ka përgëzuar pronarin Avni Syla për këtë sukses, ndërsa tha se kjo fermë është shembulli më i mirë i punës. 
 
“Ju uroj për këtë sukses pronarëve dhe të gjithë atyre që kanë qenë në angazhuar në zhvillimin e kësaj ferme, e cila është bazë e zhvillimit lokal ekonomik, agrobiznesit dhe zhvillimit të familjeve bujqësore. Definitivisht, më gëzon fakti i zhvillimit të kësaj ferme, e cila është shembulli më i mirë se si duhet të punojmë. Gëzuar!”, tha Haziri.
 
Me këtë rast, kryetari Haziri e ka dhënë lajmin e gëzueshëm për pronarët, për fillimin e ndërtimit të rrugës që çon në këtë fermë, për operimin sa më të suksesshëm.
 
Ndërkaq, pronari i kësaj ferme, Avni Syla, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit për mbështetjen, sikurse Ministrinë e Bujqësisë për operim të suksesshëm të fermës së tij.
 
Duke qenë se vëllai i tij, bashkatdhetar nga Zvicra, ka financuar në këtë fermë, Syla ka ftuar edhe bashkatdhetarët tjerë që të investojnë në Gjilan sepse në këtë mënyrë ndikojnë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
 
Përndryshe, kjo fermë posedon makinën mjelëse, ndër më moderne, e cila garanton cilësi të lartë të qumështit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat