Mbi 800 qytetarë të komunës së Vitisë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës - Bota Sot
Mbi 800 qytetarë të komunës së Vitisë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Gjilani

E hënë, 21 maj 2018

Mbi 800 qytetarë të komunës së Vitisë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Nga: Aziz Zuka Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Vitia

Që nga  viti  2009 kur ka filluar edhe e drejta e aplikimit për heqjen e shtetësisë, sipas disa statistikave në sektorin e gjendjes civile në komunën e Vitisë, është një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga viti në vit.

Dorë nga shtetësia e Kosovës edhe vitin e kaluar kanë hequr mjaft bashkatdhetarët nga Vitia, që jetojnë në vendet të ndryshme të perëndimit, në të cilat nuk lejohet mbajtja e dyshtetësisë. Sipas statistikave që përfshijnë periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2016, janë afro 720 persona që janë liruar nga nënshtetësia e Kosovës e që kanë humbur shtetësinë e vendit të tyre, ka raportuar PlusTv.

Ndërkaq, sivjet referuar të dhënave zyrtare, janë rreth 80 qytetarë të Komunës së Vitisë që kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare për të zgjedhur një nga shtetet nga Bashkimi Evropian që nuk e lejon dyshtetësinë.

Sipas Burim Azemit, zyrtarë për shtetësi në Komunën e Vitisë, arsyeja e heqjes dorë e këtyre personave nga shtetësia e Kosovës është fitimi i shtetësisë së një shteti tjetër.

“Sivjet deri tani në këto moment që po flasim janë gjithsejtë 64 kërkesa, që brenda tyre janë familje me anëtarë pothuajse në çdo kërkesë, që i bie rreth 80 qytetarë. Vitin e kaluar i kemi pasur gjithsejtë 74 kërkesa për heqje dorë nga shtetësia”, ka thënë Azemi duke thënë se numri mund të rritet në ditët e fundit të vitit kur bashkatdhetarët vijnë për festat e fundvitit. Sipas tij, numri më i madh i vitiasve që kanë hequr dorë nga shtetësia e RKS-së e kanë bërë për të fituar shtetësinë gjermane por edhe një pjesë e tyre atë austriake.

Në opinion ditëve të fundit janë dëgjuar shumë raste ku të rinj nga kjo komunë përmes formave të ndryshme po largohen nga Kosova në drejtim të vendeve evropiane. Ndryshe, Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet ku ka më së shumti kosovarë por edhe mërgimtarë tanë që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test