Edhe një Familje skamnore në Viti bëhet me shtëpi të re - Bota Sot
Edhe një Familje skamnore në Viti bëhet me shtëpi të re

Gjilani

E shtunë, 18 gusht 2018

Edhe një Familje skamnore në Viti bëhet me shtëpi të re

Nga: Aziz Zuka Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:03
Pamje nga inaugurimi i shtëpisë se re për familjen skamnore Reka

Familjes Reka iu dhuruan çelësat e shtëpisë së re, ku përveç dhjetëra grave të këtij Forumi, i pranishëm në këtë ceremoni rasti  ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Femrat shqiptare të lumtura që i dolën në ndihmë kësaj familje e kanë përgëzuar familjen Reka për hyrjen në shtëpinë e re.

E kryetari Haliti i ka falënderuar ato për këtë vepër solidaritetit. Madje, Forumit i ka ndarë mirënjohje për vullnetin e mirë. Kjo ndihmë e ka gëzuar kryefamiljarin Kosum Reka, i cili tha se i ka dy vëllezërit me aftësi të kufizuara që jetojnë me të.

Ndryshe shtëpia e ndërtuar nga Forumi i Grave Shqiptare, është e pajisur edhe me të gjithë inventarin e nevojshëm dhe e mobiluar, ndërkohë që familja Reka jetojnë në të nga asistenca sociale që marrin çdo muaj prej shtetit.

Forumi i Grave Shqiptare me qendër në Suedi, gjatë këtij viti ka ndihmuar ndërtimin e gjithsej 5 shtëpive të banimit për familje skamnore në disa rajone të Kosovës. Kjo ndihmë e ka gëzuar kryefamiljarin Kosum Reka, i cili tha se i ka dy vëllezërit me aftësi të kufizuara që jetojnë me të.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test