Shoqata humanitare “VITIA” i bënë me shtëpi të reja dy familje skamnore në komunën e Vitisë

Gjilani

Shoqata humanitare “VITIA” i bënë me shtëpi të reja dy familje skamnore në komunën e Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:20
Dy shtepitë e reja të ndërtuara nga shoqata “Vitia”

Në prag të ndërrimit të motmoteve  Shoqata humanitare  ,, VITIA''  me seli në Gjenevë të Zvicrrës në me  ndihmën dhe kontributin e mërgimtarëve të kësaj komune  dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të vullnetit të mirë gjatë vitit 2017  I  ndërtuan 8 shtëpi  të reja për familjet skamnore dhe 16 tjera ndihmuan këtë vit 2017 në Viti duke u sjell lotë gëzimi këtyre familjeve të pa shpresë.

E në vazhdën e këtyre aksioneve kjo Shoqatë në natën e ndërrimit të motmoteve  i  dorëzuan qelsat  e dy  shtëpive të reja edhe për dy familje skamnore  një familje 14 anëtarëshe në Gërmovë dhe një familje 5 anëtarëshe pa kryefamiljar në Skifteraj të Vitisë.

Kryetari i kësaj Shoqate Xhavit Islami, në emër të kësaj shoqate ka falënderuar  kryetarin  e Vitisë Sokol Halii, koordinatorin e fshatrave Tahir Lubishtanin dhe sidomos kryetaret dhe këshillat e fshatrave Vehbi Tahirin dhe Sadiku për përkujdesin dhe punët e kryera. Ai ka shprehë një

Falënderim të veçante për gjithë donatoret që fal tyre këto familje që kanë pritur festën e   Vitit të   Ri në shtëpi që as ëndërr si kanë parë. Zoti i ndihmoftë mërgimtarët dhe familjet e tyre që janë patriotët ma të mirë duke kryer këso vepra humane, ka thënë Xhavit Islami I cili është zotuar se edhe  në vitin 2018 kjo shoqatë do të jetë aktive në veprimtarin e saj humane,  duke u dal në ndihmë atyre familjeve që kanë nevojë për ndihma.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat