Shoqata Bamirëse Humanitare/SHBH/ Zyra rajonale për Anamoravë, me një solemnitet rasti të organizuar sot, ka ndarë Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë donatorët dhe kontributdhënësit për ndihmën që kanë dhënë në këtë Shoqatë e përmes saj edhe për familjet skamnore të komunës së Vitisë dhe më gjerë.
Mirënjohje dhe falënderime u janë ndarë nga ana e Koordinatorit të kësaj Zyre z.Halit Alidema, edhe të gjitha kompanive dhe firmave si dhe mërgimtarëve nga kjo komunë për kontribut që kanë dhënë në këtë shoqate para dhe pas luftës në Kosovë përkatësisht për gjatë 28 viteve të punës së kësaj Zyre. Në mesin e atyre që kanë marrë Mirënjohje dhe janë nderuar janë edhe mërgimtarët Sali Avdullahu, Xhavit Islami, pastaj aktivisti I kësaj shoqate para dhe pas luftës Hamdi Hasani e shumë të tjerë.
Organizatori i këtij solemnitete nuk ka anashkaluar as mjetet e informimit - gazetarët të cilët raportojnë nga kjo komunë si dhe Radio “Pozharanin” dhe televizionin lokal Plus Tv në Viti. Në emër të atyre që janë nderuar me këtë mirënjohje ka falënderuar këtë shoqatë Xhavit Islami, mërgimtarë nga Zvicrra i cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës humanitare”Vitia” me seli në Zvicër e cila rregullisht u del në ndihmë familjeve skamnore të komunës së Vitisë.