Braktis AAK-në i bashkohet NISMA-s - Bota Sot
Braktis AAK-në i bashkohet NISMA-s

Gjilani

E premte, 25 maj 2018

Braktis AAK-në i bashkohet NISMA-s

Më: 6 janar 2018 Në ora: 00:32
Nisma

Nisma për Kosovën në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar dy ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, por që, qysh në seancën e dytë, që pritet të mbahet përgjatë janarit, do ta ketë një anëtar më shumë, pasi asaj, nga sonte iu është bashkuar Mimoza Kadriu – Qerimi, e cila më nuk do të jetë pjesë e AAK-së, por do të veprojë si anëtare e Kuvendit nën siglën e NISMA-s për Kosovën.

Pra, Kuvendi Komunal i Gjilanit, përbërja e re e të cilit, deri më sot mbajti vetëm seancën inauguruese, ku është bërë betimi i anëtarëve dhe i kreut të Komunës, në seancën e dytë, që pritet të mbahet pas pak ditësh, do të nis me ndryshime, që mund të mos jenë të fundit, sepse mund të ketë edhe lëvizje tjera.

Përndryshe, Nisma për Kosovën, ky subjekt politik, që është pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, tani do ta ketë edhe Grupin e saj të Këshilltarëve, pasi tani e tutje do të jetë i përfaqësuar me tre anëtarë: Anila Tusha – Kastrati, Enver Hajrullahu dhe Mimoza Kadriu – Qerimi.

E, kalimin nga AAK-ja në NISMA e ka konfirmuar për Portalin 2LONLINE, edhe vet Mimoza Kadriu – Qerimi e cila ka thënë: “Po, tani e tutje do të jem pjesë e Nisma-s”

Ajo ka falënderuar kreun e AAK-së,Dega në Gjilan, Rexhep Kadriun për bashkëpunimit që ka pasur deri më sot, dhe falënderues është shprehur edhe ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur deri më tani, dhe se nga sot e tutje, tha se kontributin e saj, do ta jep në Partinë NISMA, ku pret bashkëpunim të mirë më Kryetarin e NISMA në Gjilan, Bajram Hasani dhe me gjithë të tjerët, në realizimin e objektivave të përbashkëta, në shërbim dhe interes të qytetarëve gjilanas, për një jetë më të mirë dhe në frymën socialdemokrate.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test