Prokuroria e Gjilanit nis hetimin për ndërtimet e larta - Bota Sot
Prokuroria e Gjilanit nis hetimin për ndërtimet e larta

Gjilani

E martë, 22 maj 2018

Prokuroria e Gjilanit nis hetimin për ndërtimet e larta

Më: 7 janar 2018 Në ora: 10:39
Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan i ndihmuar edhe nga sektori për krime ekonomike dhe korrupsion i krimeve të rënda dhe i mbështetur edhe nga hetues nga Prishtina ka lëshuar tashmë autorizimin për të hetuar të gjitha ndërtimet pa leje të lëshuara nga komuna e Gjilanit. 

Ankesat e shumta të qytetarëve, peticionet e panumërta që janë dorëzuar kundër ndërtimeve të egra dhe në veçanti kundër destinimit të ish “Kualitetit” kanë ndikuar që Prokuroria Themelore e Gjilanit të ndërmarrë një hetim masiv për të hetuar të gjitha ndërtimet për dhe rreth ish godinës së “Kualitetit”.

Rajonipress merr vesh dhe gjithnjë bazuar në informacionet që dalin nga Sektori për krime Ekonomike dhe korrupsion të Prokurorisë Kosovare, dhe Departamentit për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila edhe ka lëshuar autorizim, janë në hetim e sipër të gjitha ndërtimet pa leje të organeve kompetente dhe ndërtimet për të cilat janë dhënë leje pa plotësimin e kritereve konform standardeve dhe ligjeve në fuqi ose kanë tejkaluar vendimet e organeve kompetente mbi lartësinë e këtyre ndërtesave, e të cilat gjithnjë paraqesin rrezik permanent për qytetaret që jetojnë e veprojnë në qytetin e Gjilani.

Merret vesh, se për këtë shkak, zyrtar të lartë kompetentë nga Drejtoria komunale e Gjilanit (sektori i urbanizmit dhe inspeksioni), janë në hetim e sipër për shkak të mos kryerjes së detyrës zyrtare konform kompetencave ligjore, të cilët nuk kanë marr masat ligjore për ndalimin ose rrënimin e gjithë atyre ndërtimeve pa leje ose që kane tejkaluar ato.

Burimi saktëson se është dhënë urdhër specifik për hetim të detajuar të të gjitha ndërtimeve në dhe përreth mullirit (ish godinës së Kualitetit), të privatizuar (shitur) nga AKP në Prishtinë. Të gjitha lejet e lëshuara në kundërshtim me kriteret ligjore dhe tejkalimi i tyre, e cila ka ndodhur në kundërshtim me ligjin, duke ndërruar destinimin dhe tjetërsimin e kësaj pjese të privatizuar.

Gjithashtu është kërkuar hetim edhe në institucionin që ka privatizuar dhe ka qenë i detyruar të mbikëqyr këtë pasuri, mos ndërhyrjen e AKP në rastin konkret e cila është përcaktuar me ligj, dhe nëse ka mund ta tjetërsoj dhe t’ja ndërroj destinimin kësaj pasurie, blerësi, pa lejen e institucionit që ka qenë kompetent në shitjen dhe mbikëqyrjen e tij.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku nuk është përgjigjur, por sipas një burimi të afërt me zyrën e kryeprokurorit në Gjilan, u tha se Departamenti për Krime të Rënda, ka autorizuar hetuesit nga Sektori kompetent i Policisë së Kosovës për hetimin e të gjitha ndërtimeve të larta në qytet.

Po të njëjtat burime, kanë treguar se në këtë drejtim, tashmë janë marr në pyetje zyrtarë në Gjilan, por edhe zyrtarë nga sektori për privatizim dhe mbikëqyrje pranë AKP në Prishtinë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test