Fermerët vitias ftohen të aplikojnë për grante në kuadër të projektit “InTerDev”

Gjilani

Fermerët vitias ftohen të aplikojnë për grante në kuadër të projektit “InTerDev”

Nga: Aziz Zuka Më: 16 janar 2018 Në ora: 14:39
Foto nga takimi

Në qytetin e Vitisë është mbajtur sot një takim informues me fermerë të kësaj komune. Qëllimi i këtij takimi ka qenë që vitiasit të njihen për së afërmi rreth projektit “InTerDev” dhe granteve që parashihen të jepen nga ky projekt për fermerët vitias në sektorë të ndryshëm të bujqësisë. Në këtë takim informues ndër tjerash u bë me dije se grantet parashohin përkrahjen financiare dhe teknike. Nga përkrahja financiare qytetarët mund të përfitoj nga 2.500€- 15.000€ kurse përfituesit duhet të participojën me 15% të mjeteve.

Bernadina Krasnqini, Drejtoresh Ekzekutiv e Fondit për Zhvillim Lokal tha se në bashkëpunim me Organizatën UNDP-së dhe Komunën e Vitisë është duke implementuar në këtë komunë projekti “InTerDev”. Ajo ndër tjerash bëri me dije se sot është bërë ftesa e dytë për propozime me qëllim të përkrahjes së fermerëve vitias në të gjitha sektorët e bujqësisë. Sipas saj të drejtë aplikimi kanë të gjithë fermerët e kësaj komune përveç atyre që kanë përfituar nga ky projekt në vitin 2017.

“Të gjithë fermerët kanë të drejtë të aplikojnë përveç atyre të cilët kanë përfituar gjatë vitit 2017. Gjithashtu ju bëjmë me dije se Komuna e Vitisë është pjesë e këtij projekti që nga viti i kaluar andaj të gjithë fermerët e vegjël që kanë një sipërfaqe të vogël të tokës, pak asete pune kanë të drejtë të aplikojnë. Por grantet nuk ju dedikohet fermerëve apo përpunuesve të mëdha por kryesisht për prodhuesit të vegjël”, u shpreh ajo. Drejtoresha Krasniqni, njoftoj se në kuadër të këtij projekti qytetarët në radhë të parë mund të përfitojnë një asistencë financiare dhe teknike dhe nëjherit falënderoj shtetin austriak të po mbështet këtë projekt të rëndësishëm. Ajo shtoj se nga përkrahja financiare qytetarët vitias mund të përfitoj nga 2.500€- 15.000€ kurse përfituesit duhet të participojën me 15% të mjeteve. Përndryshe projekti ka për qëllim të krijoj vende të reja të punës ,të përmirëson mirëqenien e qytetarëve dhe të rrisë të hyrat në familje. Kurse ky projekt po realizohet në Komunën e Vitisë që nga viti 2017 dhe parashihet të zgjas deri në janar të vitit 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat