Komuna e Vitisë shembull i qeverisjes së mirë në mbështetje të Bizneseve, Qendrës Rinore dhe Grupit Lokal të Veprimit - Bota Sot
Komuna e Vitisë shembull i qeverisjes së mirë në mbështetje të Bizneseve, Qendrës Rinore dhe Grupit Lokal të Veprimit

Gjilani

E premte, 21 shtator 2018

Komuna e Vitisë shembull i qeverisjes së mirë në mbështetje të Bizneseve, Qendrës Rinore dhe Grupit Lokal të Veprimit

Nga: Aziz Zuka Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:08
Pamje nga takimi në Viti

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes vete, e konkretisht përvojat e mira nga komuna e Vitisë, si dhe të këmbejnë ide për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen, Vitia ka qenë  sot nikoqire e takimit të organizuar në emër të Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR) i implementuar nga “Helvetas Swiss Intercooperation”, ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët dhe përfaqësues tjerë të komunave Dragash dhe Kamenicë. Në objektiv të këtij takimi ishte përkushtimi  dhe mynyra  se si  komuna e Vitisë i ka dhënë mbështetjes së bizneseve, grupit Lokal të Veprimit dhe Qendrës Rinore/Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, për të parë nga afër punën dhe të arriturat e këtyre tri sektorëve të kësaj komune, si dhe për të diskutuar për sfidat nëpër të cilat këto sektorë kanë kaluar për të krijuar qëndrueshmëri në punën e tyre.

 E  duke Ii përshëndetur dhe duke iu uruar mirëseardhje mysafirëve nga komuna e Kamenicës dhe Dragashit, Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, veq tjerash  u shpreh se ndihet i nderuar që ka pritur në takim kryetarët e komunave Dragash dhe Kamenicë bashkë me menaxherin e Projektit Aftësimi për Punësim Rural të “Swiss Intercooperation” dhe ka theksuar se në komunën e Vitisë ,  janë bërë shumë bashkëpunime në sferën e bujqësisë, zhvillimit rural, Zyrën e Investimeve, KVRL dhe Qendrën Rinore të cilën e përkrahim me 15 % të buxhetit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport dhe për gjitha këto i falënderoj përfaqësuesit e Helvetasit për mbështetjen që po japin në zhvillimin e këtyre sektorëve. “Do të vazhdojmë bashkëpunimin me organizatat dhe jemi partner të përgjegjshëm në realizimin e projekteve që kemi nënshkruar marrëveshje. Së shpejti do ta themelojmë edhe Qendrën Inovative për bujqësi, për shkak se potencial dhe sektor shumë i rëndësishëm ekonomik në Viti, por sigurisht edhe në komunat Dragash e Kamenicë, është bujqësia si aktivitet ekonomik, andaj edhe do të angazhohemi që bashkë me Helvetasin këtë sektorë ta aktivizojmë”, ka thënë kryetari Haliti.

 Ndërsa Shaban Shabani, kryetar i komunës së Dragashit, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe për të parë nga afër punën e kryetarit të Vitisë dhe bashkëpunimin që ka pasur me Helvetasin. “Jemi në trend të realizimit të disa projekteve të përbashkëta dhe synojmë ti zbatojmë praktikat e mira që kemi parë këtu. Jemi të interesuar të rrisim bashkëpunimin ndërkomunal, përkundër distancave që kemi, ngase konsiderojmë se këto bashkëpunime janë shumë të mirëseardhura”, tha Shabani. Edhe kryetari i komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati ka thënë se ky takim thellon bashkëpunimin ndër komunal.

“Shprehim falënderues nda të dy kryetarëve që kanë shpreh gatishmërinë për të na ndihmuar komunën e Kamenicës me përvojat dhe dijen që kanë krijuar këta dhe gjithashtu uroj që ky takim të jetë një ndër takimet që do të realizohen në të ardhmen mes nesh”, tha Kastrati. Kurse Luan Hoti menaxher i Projektit Aftësimi për Punësim Rural (APR), theksoi se takimi i sotëm ka të bëjë me punën dhe modelin e mirë që është bërë në komunën e Vitisë. Vitia ka shumë gjëra që të tregoj dhe që duhet të jetë shembull edhe për komunat tjera, ka thënë ai, duke shtuar se Helvetas do të vazhdojë të mbështes me projekte këto komuna dhe komuna të tjera të Kosovës.

Kjo vizitë është përcjellë me një punëtori gjysmë-ditorë, ku të tria komunat diskutuan dhe këmbyen informacione rreth zhvillimit të punës në këto sektorë, me që rast edhe u vizituan Zyrën për Investime dhe Mbështetje të Biznesit, Grupin Lokal të Veprimit dhe Qendrës Rinore/Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test