Uta Ibrahimi hap ekspozitën e saj në Gjilan

Gjilani

Uta Ibrahimi hap ekspozitën e saj në Gjilan

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 21:49
Uta Ibrahimi

Uta Ibrahimi ka hapur sonte ekspozitën e saj në Gjilan me fotografi dhe pajisje nga ngjitja në majën më të lartë në botë, në Everes.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, para të pranishmëve në këtë ekspozitë ka thënë se Uta Ibrahimi, është një dëshmi dhe përfaqësuese e denjë e shqiptarëve anë e kënd botës.

“Në këtë ekspozitë po shohim fotografi të ndryshme gjatë ngjitjes në këtë maje. Gjithashtu përpos fotografive, kemi rastin të shohim nga afër edhe veshjet dhe pajisjet tjera që kanë shërbyer për ngjitje. Komuna e Gjilanit e ka mbështetur këtë ekspeditë të saj dhe do të jetë edhe në të ardhmen mbështetëse. Ftoj qytetarët e Gjilanit dhe komunitetin e biznesit që ta mbështesin Utën edhe në ekspedita dhe projekte të tjera që do t’i realizoj gjatë të ardhmes”, ka thënë kryetari Haziri.

Kurse, Uta Ibrahimi, për ekspozitën dhe ekspeditën ka thënë se është një moment që përpos vështirësive gjatë ngjitjes, në vete bartë krenari dhe kur interesimi për të parë këtë ekspozitë është i madh atëherë kjo është edhe çlodhja.

Ajo ka falënderuar kryetarin Haziri dhe Komunën e Gjilanit, për mbështetjen  e deritanishme dhe ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të realizoj planifikimin që ka në funksion të përfaqësimit të shqiptarëve, në pushtimin e të gjitha majave më të larta të botës.

Për ndryshe, kjo ekspozitë është e hapur gjashtë ditë dhe qytetarët e interesuar mund t’i shohin nga afër fotografitë dhe pajisjet e përdorura nga Uta Ibrahimi për ngjitjen në Everes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat