Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të shënojë 5-vjetorin e themelimit.
Motoja për kët vit është "Pesë ditë aktivitete-pesë vjet universitet".
Me këtë rast, UKZ duke vlerësuar përkushtimin e të gjithëve në rrugëtimin e konsolidimit të Universitetit, Ju fton që të merrni pjesë në organizimet e ndryshme të cilat paraqesin më së miri aktivitete tona të përbashkëta.
Ditët për festimin e 5- vjetorit të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, fillojnë sot për të vazhduar gjatë gjithë javës.