Mbahet vrapimi “Gjilani 2018”

Gjilani

Mbahet vrapimi “Gjilani 2018”

Më: 11 mars 2018 Në ora: 07:33
Kjo ngjarje ka mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981, sot organizon vrapimin e qytetit “Gjilani 2018”.

Vrapimi i qytetit “Gjilani 2018”, është një manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar atletë dhe grupe të shumta, nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.

Kjo ngjarje ka mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë, të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat