Lansohet analiza për turizmin dhe bujqësinë në Viti

Gjilani

Lansohet analiza për turizmin dhe bujqësinë në Viti

Më: 15 mars 2018 Në ora: 07:40
Viti

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), komuna e Vitisë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, përmes projektit INTERDEV 2, do të lansojnë analizat për zingjirin e vlerave në sektorët e turizmit dhe bujqësisë në Viti.

Sipas njoftimit, analizat ofrojnë informata për të gjithë të interesuarit të kuptojnë cilat janë kapacitetet, sfidat dhe nevojat aktuale për zingjirët respektiv të vlerave si dhe rekomandimet për sektorin e turizmit (mikpritje dhe gastronomi) dhe bujqësisë (pemë, perime dhe kultura drithi).

Në ngjarje do të marrin pjesë Gunther Zimmer, këshilltar dhe shef i zyres kordinuese për bashkëpunim teknik pranë ambasadës së Austrisë, Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë dhe Valbona Bogujevci, asistente e përfaqësuesit të përhershëm dhe kordinatore e programit në UNDP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat