Haliti, priti një delegacion nga Bursa e Turqisë

Gjilani

Haliti, priti një delegacion nga Bursa e Turqisë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:01
Pamje nga takimi në Viti

Një delegacion nga Bursa e Turqisë, në krye me Celal Yalcin, ka vizituar sot Komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi ata janë pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala.

Gjatë takimit kryetari Haliti i ka njoftuar mysafirët nga Bursa e Turqisë me rrjedhat dhe zhvillimet  aktuale në komunën e Vitisë. 

E të dy  palët kanë bashkëbiseduar  edhe rreth  mundësisë së bashkëpunimit të  mëtejmë  të të  dyja komunave në fushën e Kulturës por edhe në fushat e tjera me rëndësi për qytetarët e të dyja komunave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat