Në komunën e Vitisë vazhdojnë punët në realizimin e projekteve të infrastrukturës fizike - Bota Sot
Në komunën e Vitisë vazhdojnë punët në realizimin e projekteve të infrastrukturës fizike

Gjilani

E mërkurë, 20 qershor 2018

Në komunën e Vitisë vazhdojnë punët në realizimin e projekteve të infrastrukturës fizike

Nga: Aziz Zuka Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:44
Fotografi nga punimët që po bëhën në rregullimin dhe ndërtimin e disa projekteve të infrastrukturës

Në komunën e Vitisë, knë vzhduar  punët në realizimin e projekteve të  ndërtimit të infrastrukturës fizike në fshatra dhe lokalitete të tjera. Për tivizituar këto punishte edhe sot në terren si edhe ditëve të kaluara ishte edhe kryetari I komunës Sokol Haliti më bashkëpunëtorët. Kështu në në fshatin Tërpezë të komunsë së Vitisë është duke u punuar në asfaltimin e disa rrugëve nëpër lagjet e këtij lokaliteti. Aktualisht po vazhdojnë punimet për asfaltim të rrugëve Hajrë Hajra 1, rruga Hajrë Hajra 2, Qendra e fshatit ku përfshihen 5 rrugë, rruga Lindje etj. Ndërkohë, në Budrikë është duke u realizuar projekti i rregullimit të trotuarit nëpër rrugën qendrore të fshatit. Realizimin e punimeve e ka parë nga afër edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka vizituar këto dy lokalitete, me që rast është shprehur me dinamikën e punimeve që po zhvillohen.Edhe në fshatin Shashare po sot filluan punimet në asfaltimin e dy rrugëve

“Këtë të shtune në fshatin Shashare të Komunës së Vitisë, kanë filluar punimet parapërgatitore në asfaltimin e dy rrugëve. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, e ka vizituar këtë fshat për të parë nga afër këto punime. Ai tha se Komuna e Vitisë do të vazhdojnë të investojnë në çdo cep të kësaj komune.

Filluan punimet në ndërtimin e urës ne fshatin Letnice

Në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë, këtë të shtune kanë filluar punimet në ndërtimin e një ure. Për të inspektuar nga afër këtë projekt që po realizohet falë buxhetit komunal të Vitisë, i pranishëm ishte kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Ai ndër tjerash tha se qeverisja komunale në këtë komunë mbetet e përkushtuar të ju krijoj lëvizje të lirë e të sigurt të gjithë banorëve të kësaj komune.

 “Edhe këtë fundjavë gjendemi në teren për të inspektuar punimet që po bëhen në projekte të ndryshme në komunën tonë. Këto projekte kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e tillë është edhe projekti i urës që sapo kemi filluar të ndërtojmë, por ndërtimi i kësaj ure nuk është vetëm në ë interes të banorëve të këtij fshati por edhe të gjithë atyre që vizitojnë këtë fshat të bukur”, shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti.

Kryetari Haliti inspektoi punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit të ujësjellësit të Letnicës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të shtunën ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit kryesor të ujit që furnizon pjesën më të madhe të qytetarëve të kësaj komune me ujë të pijshëm nga fabrika e përpunimit të ujit në Letnicë. Me qenë se gypi i vjetër është nga asbest betonit ai është vlerësuar si i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve. Projekti në ndërrimin e këtij gypi po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të "Community Development Initiatives – CDI”. Sipas projektit pritet që CDI-ja të financoj gypin e ri, kurse punët në rrjetin e ujësjellësit do të financohen nga vetë Komuna e Vitisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test