Filloi rregullimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës

Gjilani

Filloi rregullimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës

Nga: Aziz Zuka Më: 31 maj 2018 Në ora: 16:18
Pamje nga nisja e punëve në rivitalizimin e qatisë së Objektit të shtepisë së kulturës në Viti

Kanë filluar sot punimet në realizimin e projektit për rregullimin e kulmit të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ky projekt është me rëndësi për faktin se amortizimi i kulmit ka bërë që objekti i Shtëpisë së Kulturës është përballur me vështirësi nga të reshurat.

“Ne jemi mirënjohës Bashkimit Evropian, që na ka mundësuar realizimin e e këtij projekti dhe i sigurojmë se ne do të jemi të përkushtuar në bashkëpunim me këtë mekanizëm, në mënyrë që ky dhe p[projektet tjera të impementohet me sukses.

 Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në komunën e Vitisë, sikur se në këtë projekt që do të ndikoj në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve kulturore” ,ka thënë kryetari Haliti. Projekti për rregullimin e kulmit është donacion nga BE-ja, kurse rivitalizimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës është donacion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunës së Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat