11 të rijnë vitias aftësohen në profesionin e elektroinstaluesit

Gjilani

11 të rijnë vitias aftësohen në profesionin e elektroinstaluesit

Nga: Aziz Zuka Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:36
Foto pamje nga ceremonia e certifikimit

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, konkretisht të projektit „Gjenerimi i të ardhurave“ sot në Viti 11 të rijnë kanë pranuar certifikatat pasi që ata kanë përfunduar një trajnim profesional për elektroinstalues në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu”në Viti.

 Bëhet me dije se një grup tjetër është duke vazhduar të trajnohet në fushën e rrobaqepësisë. Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave kanë marrë pjesë Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim si dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i cili njëherit është edhe koordinator prej komunës në projektet me Fondacion Kosovë-Luksemburg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat