Fakulteti i Edukimit më i preferuari për studentë

Gjilani

Fakulteti i Edukimit më i preferuari për studentë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:43
Fakulteti i Edukimit

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019 për nivelin e studimeve baçelor.

Në bazë të statistikave,  ka pasur një interesim mjaft të madh të maturantëve për të qenë studentë në në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, dhe atë të Shkencave Kompjuterike.

 Fakulteti më i preferuar  është Edukimi, ku për një vend studimi garojnë katër studentë.    

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë,  për vitin akademik 2018-2019, në fakultet për të cilat ka qenë i hapur konkursi, do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt në studime baçelor, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan të premten, më 20 korrik do të mbahet provimi pranues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat