Gjilani gati për vitin e ri shkollor

Gjilani

Gjilani gati për vitin e ri shkollor

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 17:11
Kryetari Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit është gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019 në katër gjuhë, ka njoftuar kryetari Lutfi Haziri.

Gjatë vizitës në kampusin e shkollave të mesme, kreu i Gjilanit ka ripërsëritur se arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes lokale. 

“Jemi duke punuar në baza ditore me drejtorët e shkollave dhe punëtorët e arsimit. Pjesë e përgatitjes për fillimit të vitit të ri shkollor është edhe Shkolla e Arteve, disa palestra e terrene hapura sportive. Ne besojmë që më 3 shtator jemi të gatshëm të fillojmë me mësimin në katër gjuhë: shqipe, serbe, turke e rome”, tha ai.  

Ndërsa, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, ka pohuar se janë në procesin e rekrutimit të mësimdhënësve dhe punëtorëve teknik, duke shtuar se në profilet për edukatore dhe klasor, ka një fluks të madh të konkurrentëve për shkak të nxjerrjes masive të kuadrove.     

“Tashmë fillojmë me fazën e dytë të regjistrimit të nxënësve në klasën e 10-të, e më datën 28 gusht e kemi edhe raundin e dytë të testit të maturës. Të gjitha përgatitjet tjera i kemi bërë dhe besojmë që me 3 shtator do të jetë një fillim i mbar i vitit shkollor”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat