Gjilani përfiton grantin në vlerë 244 mijë euro

Gjilani

Gjilani përfiton grantin në vlerë 244 mijë euro

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 16:57
Zyrtarë nga Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit është shpërblyer sot me grantin e tretë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe SDC/DEMOS në vlerë 244 mijë euro për performancën e vitit 2017, duke e radhitur në krye në nivel vendi sa i përket menaxhimit të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK).

“Ky është rezultat i punës së madhe ekipore në Gjilan në të gjithë sektorët. Ju siguroj që këtë grant do ta shfrytëzojmë për realizimin e një projekti të rëndësishëm në infrastrukturë në vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, në ceremoninë e ndarjes së granteve të organizuar nga MAPL dhe SDC/DEMOS, morën pjesë edhe drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, ai i Administratës, Bardhyl Syla dhe koordinatori i SMPK, Ibrahim  Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat