Mustafa befasoi në Çeki - Bota Sot
Mustafa befasoi në Çeki

Golf

E diel, 18 shkurt 2018

Mustafa befasoi në Çeki

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 11:35
Vullnet Mustafa

Federata e Minigolfit e Kosovës ka shënuar suksesin e radhës me pjesëmarrjen e saj në garën “Czech Masters 2016” në Horni Bezdekov të Republikës Çeke. Reprezentuesi junior i Kosovës Vullnet Mustafa ka arritur ta fitoi vendin e tretë në kategorinë e juniorëve, ndërsa ka zënë vendin e tetë në kategorinë e përgjithshme. Vullneti vitin e kaluar ka qenë lojtari më i mirë i “Czech Masters 2015” por këtë vit kishte në dispozicion shumë pak kohë për tu stërvitur para se të niste gara zyrtarisht, megjithatë ai dëshmoi profesionalizmin e tij dhe arriti sukses duke sjellë në Kosovë Kupën për vendin e tretë. Dy seniorët e tjerë pjesëmarrës nga Kosova Riza Thaçi dhe Agim Keka nuk arritën të tregojnë sukses në garën e parë jashtë Kosovës , por ata kanë fituar një eksperiencë shumë të mirë me rastin e pjesëmarrjes në këtë eveniment. Pjesëmarrësit nga Kosova janë pritur dhe përcjellur jashtëzakonisht mirë nga kolegët tanë të Federatës Çeke. Lojtarët e lart cekur kanë udhëtuar ekskluzivisht me mbështetje financiare nga Restoranti ‘’Gizi Ekskluzivë’’ me ç ‘rast Federata e Minigolfit i është shumë mirënjohëse për këtë kontribut financiar”, thotë kryetari i federatës Lavdim Zylfiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test