Rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës - Bota Sot
Rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës

Golf

E diel, 25 shkurt 2018

Rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës

Nga: Lavdim Zylfiu Më: 23 tetor 2017 Në ora: 13:06
Lavdim Zylfiu

Me datat 21 dhe 22 tetor në Gjermani janë mbledhur për herë të parë komuniteti i lojtarëve të golfit nga Kosova, Austria, Zvicra, Holanda dhe Gjermania. Takimi është mbajtur afër qytetit Karlsruhe, në Heitlinger golf resort nën përkujdesjen e menaxherit të klubit Arifi Arifi! Qëllimi i takimit ishte për t’u njohur dhe bashkë biseduar rreth lojës së golfit, por mbi të gjitha formimi i Federatës së Golfit të Kosovës duke pasur parasysh potencialin ekzistues të golfit që ka komuniteti ynë nga Kosova në Diasporë! Pjesëmarrës në takim ishin: nga Kosova Blerim Sejdiu dhe Lavdim Zylfiu, nga Austria Lulzim Vehapi dhe Idriz Iseni, nga Zvicra Ahmet Beqiri, nga Holanda Isi Zejnullahu, ndërsa nga Gjermania ishin prezentë Murat Ahmetaj, Naim Gjinovci, Bekim Durguti, Mërgim Gjinovci, Adnan Hajdini, Dafina Arifi dhe prindi i saj, mikpritësi i jashtëzakonshëm, menaxheri i klubit Ztr Arif Arifi.

Gjithashtu është zhvilluar një lojë ne gjitha shtigjet e fushës së golfit Heitlinger ku natyrisht rezultatin më të mirë e dëshmuan dy yjet e golfit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar, Adnan Hajdini dhe Mërgim Gjinovci, të dy lojtar profesionist të golfit të formuar dhe të njohur nga Federata e golfit e Gjermanisë! Përveç lojës së zhvilluar në fushën e golfit Heitlinger me ç’ rast ne kishim në dispozicion çdo gjë që një reprezentacion do ta lakmonte, menaxheri ishte kujdesur edhe për drekën dhe darkën e pjesëmarrësve të takimit. Në ditën e dytë fal pjesëmarrësit Murat Ahmetaj i cili punon në golf resort St Leon Rot, na u mundësua vizita në këtë klub dhe kemi pasur në dispozicion ushtrimoren e golfit me kohë të pa caktuar. Ky klub është ndër tre më të mirët nga 760 sosh sa i posedon Republika e Gjermanisë dhe në të kanë luajtur emrat eminent të golfit nga mbarë bota, përfshi golfistin Tiger Woods i cili ka fituar tre herë garën e organizuar në ambientin mbi 230 hektar të punuar dhe mirëmbajtur jashtëzakonisht bukur, ambient ky ku qëndroi reprezentacioni i ardhshëm i Kosovës në golf.

Takimit tonë i mungoi lojtari më shpresëdhënës i Kosovës, juniori 13 vjeçar Albin Arifi i cili kishte udhëtuar në Zvicër për ta zhvilluar garën e fundit për këtë vit, në mes të juniorëve nga Zvicra dhe Gjermania. Ndonëse dëshira ishte e madhe për ta pa duke luajtur Albinin, ai mungesën e tij e arsyetoi me fitore në garën ku konkurrent ishin juniorët tjerë nga Gjermania dhe Zvicra. Fitorja e tij na gëzoi shumë sepse i dha gëzim dhe shpresë edhe më shumë komunitetit shqiptar të golfit drejt sukseseve tjera në rrugëtimin e tij që pritet të jetë i gjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test