Konfirmohet shqiptari i tretë i vrarë në Turqi

Gostivari

Konfirmohet shqiptari i tretë i vrarë në Turqi

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 18:27
Ilustrim

Në trazirat që përfshinë Turqinë mbrëmjen e së premtes ku numri i viktimave gjatë grushtshtetit të dështuar ushtarak ka arritur në 290 të vrarë dhe mbi 1,400 të tjerë të plagosur,ndër to bëhet e ditur se i  vdekur ka ngelur edhe një 42 vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit.

Banori nga Vrapçishti prej vitesh ishte larguar në Stamboll të Turqisë dhe vdekja e gjeti në anën e protestuesve kundër forcave ushtarake që përgatitën grusht shtet ndaj presidentin ndaj pushtetit aktual në Turqi.

Familja e tij në fshatin Vrapçisht ka hapur të pame dhe pret të afërmit dhe miqtë për ngushëllime.

Në ngjarjet e përgjakshme në Turqi,  jetën e humbën edhe dy shqiptarë babë e birë me prejardhje nga Çerkezi i Kumanovës.

Ndërkohë, sipas agjencive të lajmeve në Turqi, në Ankara dhe Stamboll njoftohet se mbledhja e njerëzve nëpër sheshe në mbështetje të presidentit Erdogan dhe pushtetit të tij do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.Megjithatë, kryeministri turk, Binali Yildirim, ka deklaruar se jeta në këtë shtet i është kthyer normalitetit pasi Banka Qëndrore, sistemi bankar në përgjithësi dhe bursa turke janë duke punuar me orar të rregullt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat