26 vjeçari në Gostivar gjendet i vdekur në banjo

Gostivari

26 vjeçari në Gostivar gjendet i vdekur në banjo

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 13:22

Një 26 vjeçar nga Gostivari me inicialet V.P mbrëmë është gjetur i vdekur në banjon e shtëpisë së tij.

Trupi i pajetë i zbulua nga kusheriri i viktimës. Sipas informacioneve të policisë, viktima u gjet i vdekur në vaskën e mbushur me ujë, ndërsa afër tij ishte kyçur në prizëm tharrësja e flokëve. Vdekja e viktimës ka ndodhur kur ai ishte i vetëm në shtëpi dhe se prindërit i kishte në pushime.

Prindërit kishin kërkuar nga familjarët që të shkojnë në shtëpi, pasi që disa ditë nuk po mund të kontaktonin me djalin e tyre, që tashmë ishte i vdekur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat