Superskandali me shqipen në Gostivar: Certifikatat për dy fëmijë i jepen maqedonisht, vetëm një shqip

Gostivari

Superskandali me shqipen në Gostivar: Certifikatat për dy fëmijë i jepen maqedonisht, vetëm një shqip

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 22:08
skandali

Një skandal i radhës ka ndodhur në Gostivar, e që dëshmon përbuzjen e shqipes nga pushteti VMRO-BDI. Selim Iljazi parta tre ditëve ka aplikuar për certifikatat e tre fëmijëve të tij në dy gjuhë (shqip-maqedonisht), kurse sot ka pësuar tronditje kur dy prej certifikatave i janë dorëzuar në gjuhën maqedonase, kurse një në gjuhën shqipe edhe pse kerkesat i ka dorezuar per dokumente dygjuhesore, shkruan Gazeta Lajm.

“Gjuha Shqipe nuk respektohet kur të duhet ndonjë dokument. Ditën e Premte bëj lutje për certifikatat e fëmijëve. Sot, dita e Hënë, kur i pranoj certifikatat, 2-certifikatat e fëmive i mar në gjuhen Maqedone kurse, 1-certifikatë në dy gjuhë Maqedonisht-Shqip. Dhe ç’do dokument duhet ta plotësosh në gjuhën Maqedone. — Mjerim për ne”, ka shkruar Iljazi në Facebook, duke postuar edhe fotografitë e certifikatave që dëshmojnë përbuzjen skandaloze të gjuhës shqipe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat