Në aksidentin e sotëm në Kosovë, viktimat janë nga Gostivari

Gostivari

Në aksidentin e sotëm në Kosovë, viktimat janë nga Gostivari

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 15:27
Burhan Ahmeti

Aksidenti i ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj rreth orës 7.30 minuta më saktësisht në fshatin Llugaxhi ka edhe viktima, prej të cilëve janë edhe nga qyteti i Gostivarit.

Agjencia e lajmeve Zhurnal ka kontaktuar ministrinë e punëve të mbrendshme ndërkohë që zv.ministrin Agim Nuhiun mbi këtë rast, e ka konfirmuar se në aksident ka të vdekur shtetas të Maqedonisë.

"Me datën 03.09.2016, sot në aksidentin e ndodhur në magjistralen Prishtinë Ferizaj pas përplasjes së makinës Pezho 309 me regjistrim Gv-8234-AB dhe një kamioni me regjistrim të Kosovës, jetën e kanë humbur personat: Mexhiti Albert 1979, Mexhiti Haxhere 1978 dhe Mexhiti Humije 1979 që të tre nga Gostivari, tha zv.ministri i MPB-së, Agim Nuhiu për Zhurnal. 

Zhurnal, mëson se Mexhiti Humije është bashkëshortja e artistit dhe profesorit universitar të njohur B.A nga Gostivari 
  
Ndryshe edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një prononcim për mediat e Kosovës, e ka konfirmuar aksidentin duke shtuar se në këtë aksident ka tre të vdekur.

"Sot në orën 7:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture civile dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në fshati Llugaxhi. Nga ky aksident ka edhe të vdekur”, tha Ahmeti, duke shtuar se nga aksidenti kanë vdekur tre persona. Dy ferma dhe një mashkull ka vdekur në aksident", tha ajo.

Tre të vdekur nga aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat