Tronditëse, prindërit heqin dorë nga katër fëmijë dhe ikin në drejtime të panjohura

Gostivari

Tronditëse, prindërit heqin dorë nga katër fëmijë dhe ikin në drejtime të panjohura

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 15:34
Ilustrim

Sipas SPB Tetovë, në stacionin policor në Gostivar, në mëngjes S.Sh.(55) ka lajmëruar se djali i saj dhe gruaja e tij në tërësi i kanë lënë fëmijët e tyre adoleshent dhe nuk janë interesuar për to. Gruaja gjatë gjashtë muajve të fundit vet është kujdesur për katër nipërit dhe mbesat.

“Djali dhe gruaja nuk janë jetuar bashkërisht, por nuk kanë qenë edhe të divorcuar ligjërisht, kështu që kujdesi i përditshëm për fëmijët ka rënë mbi gjyshen. Pas lajmërimit, po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e këtij rasti, dhe kundër prindërve të fëmijëve të mitur do të vijoje gjoba adekuate”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënësi i SPB-së Tetovë.

Këtë vit, theksoi ai, në rajonin e Gostivarit dhe Tetovës ky është rasti i parë që është lajmëruar në SPB Tetovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat