Qytetarët e Gostivarit mbështesin fëmijët me nevoja të veçanta

Gostivari

Qytetarët e Gostivarit mbështesin fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:28
Ilustrim

Shoqata “Resurse qendrore” e prindërve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta sot në Gostivar kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mbështetje të projektit të tyre “Me respekt”.

“Bëhet fjalë për një projekt i cili ka për qëllim tejkalimin e paragjykimeve dhe ndalimin e ofendimeve për personat me nevoja të veçanta, gjë që i rëndon edhe ata edhe familjet e tyre”, deklaroi Margarita Millosheska, anëtare e “Resurse qendrore”.

Nënshkrimet për mbështetje të projektit “Me respekt” u mblodhën gjatë fundjavës, ndërsa aktivistët të hënën do të mblidhen në qendrën e qytetit.

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta në Maqedoni, përmes shoqatave të ndryshme do të kërkojnë ndryshime ligjore me qëllim që tu ofrohet më shumë ndihmë për problemet që i kanë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat