Gostivari pa qendër për rehabilitim për të varurit nga droga

Gostivari

Gostivari pa qendër për rehabilitim për të varurit nga droga

Më: 15 janar 2017 Në ora: 19:43
Ilustrim

Qytetarët e Gostivarit të cilët kanë nevojë për terapi qetësuese, duhet që patjetër çdo ditë të udhëtojnë deri në Tetovë. Në qytetin e tyre akoma nuk ka një qendër të tillë. Nga organizata joqeveritare “Help” thonë se lufta me drogën është proces i gjatë, ndërsa mospasja e një qendre për qetësim ju krijon telashe shtesë qytetarëve të Gostivarit.

Ata që kanë probleme të tilla ballafaqohen me harxhime shtesë, ndërsa në qendrën e Tetovës për qetësim e cila është e tejmbushur me pacientë, është e pamundur që tu kushtohet vëmendje e nevojshme.

Të dhënat e “Help” thonë se në rajonin e Gostivarit ka rreth 650 persona të varur nga droga, mes tyre edhe të mitur të cilëve ju nevojitet tejmase një qendër për rehabilitim.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se në seancat e ardhshme të këshillit komunal, do ta kenë në rend dite këtë çështje ku do të flasin për mundësitë e hapjes së një Qendre për rehabilitim me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat