Bejta nderon komunitetin rom në Komunën e Gostivarit

Gostivari

Bejta nderon komunitetin rom në Komunën e Gostivarit

Më: 8 prill 2017 Në ora: 14:51
Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij një delegacion të komunitetit rom të kryesuar nga këshilltari komunal, Kashmir Saliu.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Romëve, 8 Prilli, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, priti në kabinetin e tij një delegacion të komunitetit rom të kryesuar nga këshilltari komunal, Kashmir Saliu.

“Sot pata nderin që në kabinetin tim të takoi përfaqësuesit e komunitetit rom së bashku me këshilltarin nga radhët e këtij komuniteti, Kashmir Saliu, me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve. Sot është 8 Prilli, festa më e madhe e komunitetit rom. Kjo ditë për komunitetin rom dhe qytetarët e Gostivarit është një ditë e veçantë. Për të dytin vit me radhë, kemi krijuar traditë që pjesëtarët e komunitetit rom të vendosin para shtyllave të objektit të Komunës, flamurin e tyre nacional. Në rrugët kryesore të qytetit, po ashtu, vendoset flamuri i tyre, dhe me këtë të gjithë ne e kuptojmë që sot është dita ndërkombëtare e romëve”, tha kryetari Bejta pas takimit.

Këshilltari Kashmir Saliu, me këtë rast falënderoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për përkushtimin e treguar ndaj komunitetit rom në qytetin e Gostivarit.

Krahas mbështetjet së organizimit të ceremonisë, Komuna e Gostivarit në kuadër të iniciativës Dekada e Romëve, ka realizuar shumë projekte në përmirësimin e kushteve të jetës për këtë komunitet që përbënë rreth 3 % të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Komuna e Gostivarit financon qëndrimin ditor të nxënësve të komunitetit rom në çerdhet publike të qytetit, dhe ka nënshkruar memorandum për avancimin e interesave të komunitetit rom.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat