Gostivar, nëna braktis dy fëmijët dhe largohet

Gostivari

Gostivar, nëna braktis dy fëmijët dhe largohet

Më: 16 prill 2017 Në ora: 19:35
Gostivari

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se një 46 vjeçar nga fshati Gradec me iniciale R.I me vendbanim në Gostivar ka denoncuar se është larguar nga shtëpia e tij vajza e martuar me dy fëmijë të cilët i ka lënë tek babai dhe ka shkuar në drejtim të panjohur.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Maqedonisë rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Gostivar.

Sipas denoncimit 19 vjeçarja A.M dy ditë më parë ka ardhur në shtëpinë e prindërve dhe natën e 14 prillit rreth orës 22.00 është larguar në drjetim të panjohur duke lënë dy fëmijët. Policia ka ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat