Vidhen dhjetëra monitorë kompjuterësh në Vrutok të Gostivarit

Gostivari

Vidhen dhjetëra monitorë kompjuterësh në Vrutok të Gostivarit

Më: 19 prill 2017 Në ora: 12:49
Ilustrim

Persona të panjohur kanë vjedhur 24 monitorë të kompjuterave në shkollën fillore ‘Lirija’ në Vrutok të Gostivarit. Sipas njoftimit, vjedhja e rëndë është kryer në periudhën 14-18 prill të këtij muaji.

Nga SPB Tetovë, informojnë se vjedhësit, kanë hyrë përmes bodrumit të pasiguruara, pastaj me forcë i kanë hapur dyert e dy klasave. Nga klasa janë vjedhur 24 monitorë kompjuterësh, njofton AIM.

‘Vlera e vjedghjes vlerësohet 40 mijë denarë, kurse dëmi i shkaktuar material arrin 15 mijë denarë. Është kryer inspektim dhe është duke u punuar në gjetjen e tyre dhe zbardhjen e rastit’, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat