MASH për vitin e ri shkollor 2017/2018 shpall 1904 vende të lira për nxënësit në Gostivar

Gostivari

MASH për vitin e ri shkollor 2017/2018 shpall 1904 vende të lira për nxënësit në Gostivar

Më: 5 maj 2017 Në ora: 10:03
Ilustrim

Gjithsej 1904 vende të lira janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri shkollor 2017-2018 në katër shkollat e mesme publike të Komunës së Gostivarit.

Në vitin e parë në Gjimnazin e Gostivarit pritet të regjistrohen 476 nxënës në gjithsej 14 paralele, në shkollën e mjekësisë 272 nxënës në 8 paralele, në shkollën teknike 714 nxënës në 21 paralele, si dhe në shkollën ekonomike 442 nxënës në gjithsej 13 paralele, shkruan koha.

Në Gjimnazin e Gostivarit 306 vende të lira respektivisht 9 paralele, janë paraparë për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe, 102 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën turke, si dhe dy paralele apo 68 vende të lira për nxënësit me mësim në gjuhën maqedonase.

Në shkollën e mesme komunale medicinale në Gostivar, në vitin e parë do të regjistrohen 272 nxënës në 8 paralele, edhe atë 68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 68 nxënës, si dhe 2 paralele me mësim në gjuhën turke.

Në shkollën e mesme teknike komunale sivjet janë paraparë gjithsej 714 nxënës në 21 paralele, edhe atë 272 nxënës në8 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, 306 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën turke.

Në shkollën ekonomike në vitin e parë pritet të regjistrohen 442 nxënës në 13 paralele, edhe atë 170 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, 238 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën turke.

Krahas katër shkollave të mesme të Komunës së Gostivarit, edhe në shkollën e mesme komunale “Negotinë”, të Komunës së Vrapçishtit në vitin e parë do të regjistrohen 170 nxënës në 5 paralele, edhe atë 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën turke.

Nga viti shkollor 2017/2018 priten risi në sistemin shkollor të mesëm në Republikën e Maqedonisë, dhe do të realizohen programet mësimore të adaptuara të Cambridge International Examinations nga lënda e matematikës, biologjisë, fizikës dhe kimisë.

Nga ky vit shkollor, sipas planeve dhe programeve të reformuara mësimore, në arsimin e mesëm dy vjeçar dhe tre vjeçar mësimi do të realizohet në të gjitha shkollat e mesme profesionale në të gjitha drejtimet dhe profesionet arsimore. Numri i pikëve për regjistrim në shkollën e mesme mbetet i njëjtë, edhe atë gjimnaz 60 pikë, për drejtimin shëndetësi 70 pikë, për drejtimin ekonomi-juridik dhe tregti 60 pikë, për drejtimin elektroteknikë, për elektroteknikë për teknikë kompjuterike dhe automatikë 55 pikë, për elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion 50 pikë, ndërsa për profesionet tjera arsimore 45 pikë.

Shkollat për paraqitjen e dytë në afatin e qershorit dhe për paraqitjen në afatin e gushtit, do të mund të zvogëlojnë numrin e përcaktuar të pikëve në pike minimale të dhëna në konkurs, më së shumti për 5 pikë në krahasim me paraqitjen e dytë në afatin e parë (përkatësisht më së shumti 10 pikë për të dy afatet e regjistrimit), përveç për drejtimin gjimnaz, ekonomi-juridik dhe tregti dhe drejtimin shëndetësi.

Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet më 28 dhe 29 qershor 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 30 qershor 2017.

Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm në 3 korrik 2017, ndërsa rezultatet do të publikohen në 4 korrik 2017. Kontrollimi i njohurive të nxënësve të bashkësive do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur arsimin fillor.

Paraqitja e dytë në afatin e qershorit do të realizohet në 5 korrik 2017 , ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 6 korrik 2017. Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të realizohet në 24 gusht 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen në 25 gusht 2017.

Shkollat të cilat në të dy afatet për regjistrim nuk do të plotësojnë numrin e nxënësve për regjistrim nga ky Konkurs, do të vazhdojnë regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht 2017.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat