Thirrje publike e komunës së Gostivarit për qytetarët e saj

Gostivari

Thirrje publike e komunës së Gostivarit për qytetarët e saj

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 12:48
Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit u bën thirrje qytetarëve të saj, e veçanërisht mërgimtarëve të cilët aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, që në kohë të përfundojnë me kompletimin e lëndëve.

Për ata qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve në afatin plotësues, elaborate gjeodezike do të mund të dorëzojnë më së voni deri më 31 dhjetor 2017.

Pas këtij afati ligjor, nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit dhe personat që dorëzuan kërkesat e tyre, nëse deri në fund të vitit nuk do të dorëzojnë elaboratin, lënda e tyre do të ndërpritet dhe nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit, pra, lënda do të ndërpritet, kurse objekti do të mbetet pa status të rregulluar juridik, thonë nga komuna e Gostivarit.

Janë disa lëndë të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, por nuk e kanë kryer pagesën, prandaj u bëhet thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë mundësinë që ua ofron ligji për legalizimet për ta kryer pagesën dhe të përmbyllin procesin e legalizimit.

Po ashtu, qytetarët që kanë pengesa pronësore juridike në lidhje me tokën, duhet të përshpejtojnë me procedurat, për shkak se afati ligjor po afrohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat