Ahmeti a po kalkulon me kandidat tjetër për Gostivarin, por do të mposhtet nga Bejta?! - Bota Sot
Ahmeti a po kalkulon me kandidat tjetër për Gostivarin, por do të mposhtet nga Bejta?!

Gostivari

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ahmeti a po kalkulon me kandidat tjetër për Gostivarin, por do të mposhtet nga Bejta?!

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 00:46
BDI

Në BDI po qarkullojnë informacione të ndryshme rreth kandidaturave për kryetar komune të Gostivarit.

Emaile anonim të mbërritur në adresë të INA kanë shkruar se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po synon që të nxjerrë një kandidat tjetër për Gostivarin, duke i prishur llogaritë me Nevzat Bejtën.

Si emër i përfolur është Vesel Memedi, kryetari i RDK-së. Por kjo nuk dihet se sa është zyrtare, por kalkulimet janë se Ahmeti mund të taktizojë për këtë duke u thirrur në koalicionimin e pritur të BDI-së me Unitetin dhe RDK.

Ja porosia e lëshuar në emrin Ilirida Jonë:

Diteve te fundit Nevzat Bejta eshte ne panik te madhe.Nga burime te aferta me Bejten informojn se,eshte duke humbur besimin te Ali Ahmeti.Arsyeja qendron ne lidhjet  aferta te liderit me Vesel Memedin.A me teper se tani ka erdh koha qe te ja kthejn borxhin qe kan ndaj Vesel Memedit.Sherbimet qe u krujti Memedi ne zgjedhjet e 2011 me sabtimin e fshet qe ja bente kreut te RDK-se.E sidomos rolin e jashtezakonshem te Mememit ne zgjedhjet lokale te 2013, ku lojti rolin kyc per disfaten e Rufi Osmanit edhe pse dihej se Rufiu gezon perkrahjen e fuqishme ne Gostivar.Qarqet e BDI-se kete fitore ja shkruajne Veselit… I vetedijshem per kete situate Bejta ka fillu ti akuzoje Aliun dhe Musen. 

A me teper dihet se Veseli ka ruajte rolin kyc ne mosbashkimin e opziters ne zgjedhjet e 2016 . Ne keto zgjedhje Veseli I siguroj Bdi-se edhe nje fitore te pamerituar.I ndodhur ne kete situat Bejta eshte duke ndegju lajme te ndryshme se Musa  Xhaferi  bashk me nentoken se ne zgjedhjet e ardhme lokale kryetar do zgjidhet Vesel Memedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test