Bejta: Ta fitojmë Gostivarin që në rrethin e parë

Gostivari

Bejta: Ta fitojmë Gostivarin që në rrethin e parë

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 13:23
Nevzat Bejta

Në Gostivar u zhvillua dje një takim me kryetarët e Këshillave Vendorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Kryetari i degës dhe kandidati i pritshëm për rizgjedhje si kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta falënderoi të pranishmit për punën e tyre dhe tha se BDI duhet të vazhdojë të jetë edhe më pranë qytetarëve.

“Jemi optimistë për mbështetjen nga ana e qytetarëve, sepse kemi mundësi të flasim me gjuhën e punëve që kemi realizuar. Situatën e kemi të favorshme dhe krejtësisht ndryshe. Nëse vazhdojmë të jemi më pranë qytetarëve, mund të krijohet mundësia që të fitojmë që në rrethin e parë”, u shpreh Bejta.

Ai tha që prioritet nuk do të jetë vetëm zgjedhja e Kryetarit të Komunës por edhe lista për zgjedhjen e Këshilltarëve Komunalë.

“Në këto zgjedhje objektiv për ne do të jetë edhe lista e këshilltarëve komunalë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu do të kemi mundësi t’u shërbejmë më shumë qytetarëve duke zbatuar sa më mirë programin tonë”, deklaroi Bejta.

Gjatë fjalës së tij, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani para të pranishmëve potencoi që situata në terren është e favorshme dhe se mund të angazhohemi për të pasur një rezultat shumë të mirë që në rrethin e parë.

“Në infrastrukturë, arsim, kulturë, gjelbërim dhe higjenë kemi realizuar projekte të shumta, terreni është ndryshe ngaqë së bashku kemi takuar çdo qytetar, kemi punuar në çdo cep të territorit të Komunës së Gostivarit. Punuam në interes te gjithë qytetarëve pavarësisht kujt nacionaliteti i takon”, deklaroi Hasani.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, Bashkim Hasani potencoi që qëllimi i takimit ishte organizimi dhe përzgjedhja e anëtarëve të shtabeve lokale të çdo vendbanimi.
“Të behet përzgjedhja e shefave te shtabeve lokale dhe të fillojë realizimi i detyrave, angazhimeve dhe objektivave që do të merren nga ana e Shtabit Komunal Zgjedhor,” tha Hasani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat