Djali i dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit

Gostivari

Djali i dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:37
Shpat Iseini

Iniciativa e rinisë së Gostivarit për të filluar një faqe të re të organizimit shoqërorë në komunën e Gostivarit është një akt sublim që meriton përkrahje të pakontestueshme. Ky akt bëhet edhe më kuptimplotë për arsye se kanë arritur të marrin pëlqimin e djalit të dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, pikërisht në 20 vjetorin e ngjarjeve më tragjike që e karakterizon historikun e komunës së Gostivarit.

"Për këtë arsye, kemi nderin t'iu informojmë publikisht dhe zyrtarisht se RDK dhe UNITETI bashkarisht, në emër të Aleancës për Shqiptarët, kanë vendosur që ta përkrahin zyrtarisht iniciativën e rinisë së Gostivarit për ta kandiduar për kryetar të komunës së Gostivarit, djalin e dëshmorit të ngjarjeve të Gostivarit të vitit 1997, Shpat Iseinin", thotë RDK.

"Apelojmë dhe shpresojmë që kësaj iniciative sublime dhe mjaft të qëlluar ti bashkangjiten të gjithë subjektet tjera, organizatat e ndryshme qytetare, të gjith qytetarët e komunës së Gostivarit pa dallim, të përkrahin përfaqësimin e denjë të gjeneratës së re, Shpat Iseinin, dhe të hapim një faqe të re të historisë së komunës së Gostivarit", thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat