Ja emri i kandidatit të Aleancës në Gostivar, nuk është Arben Taravari! - Bota Sot
Ja emri i kandidatit të Aleancës në Gostivar, nuk është Arben Taravari!

Gostivari

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ja emri i kandidatit të Aleancës në Gostivar, nuk është Arben Taravari!

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 16:20
Sela Taravari

Aleanca për Shqiptarët pasi largoi kandidaturat e Sulejman Rushitit dhe të Arben Taravarit nga kandidimi për kryetarë të Komunës së Gostivarit, dega e kësaj partie në Gostivar ka konkretizuar një figurë krejt tjetër.

Sipas burimeve të sigurta brenda Aleancës për Shqiptarët, Dega e kësaj partie në Gostivar ka vendos që në Gostivar të kandidoj Halil Snopçe, aktivist i kësaj partie në Gostivar, përcjellë medial.mk.

Të njëjtat burime kanë pohuar se edhe pse në lojë kanë qenë Arben Taravari dhe Sulejman Rushiti, dega e kësaj partie ka vendos me Snopçen. Ky i fundit ka hy në kombinime të forta dhe u zgjodh për kandidat pas largimit nga gara të Ministrit aktual të shëndetësisë Arben Taravari.

Përndryshe të njëjtat burime për medial.mk kanë pohuar se Snopçe njihet si njeri shumë i afër me Taravarin, dhe pikërisht ky i fundit ka kërkuar që dega e ASH në Gostivar ta voton Halil Snopçen për kandidat.

Por këtu nuk përfundon gjithçka, për këtë kandidatura ka qenë shumë i rezervuar edhe kryetari i partisë Zijadin Sela, i cili ka kërkuar nga dega që të zgjidhet ndonjë emër i cili mund të tërheq më shumë simpati në Gostivar, por edhe kjo kërkesë si duket ka shkuar huq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test