Gostivar, organizohet debat për nevojat e romëve

Gostivari

Gostivar, organizohet debat për nevojat e romëve

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 11:59
Shoqata humanitare bamirëse e romëve “Hëna” – Gostivar

Shoqata humanitare bamirëse e romëve “Hëna” – Gostivar mbrëmë organizoi debat në të cilën morën pjesë edhe pesë kandidatë për kryetarë të komunat të Gostivarit.

Në fokus ishin nevojat dhe kërkesat e popullatës rome në vigjilje të zgjedhjeve lokale.

Në pjesën e parë të tribunës kandidatët elaboruan pjesë të programeve të tyre parazgjedhore me projekte që kanë të bëjnë me qytetarët romë dhe lagjet në të cilat jetojnë.

Pas prezantimit të projekteve, kandidatët u përgjigjën edhe në pyetjet e qytetarëve, me të cilat u përfshinë edhe tema të ndërlidhura me arsimin, çështjet sociale, strehimin dhe integrimin e romëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat