Bejta zotohet për përkudjesje sociale për dinjitet të qytetarëve të Gostivarit

Gostivari

Bejta zotohet për përkudjesje sociale për dinjitet të qytetarëve të Gostivarit

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:42
Nevzat Bejta

Nevzat Bejta kandidat i BDI-së në Gostivar intenzivisht gjatë bashkëbisedimeve me qytetarët e Gostivarit po e shpalosë programën e tij politike të cilën e ka përpiluar si thekson ai duke u bazuar në të mirën e qytetarëve dhe e dalur nga kërkesat e qytetarëve, për vazhdimin e përmirësimit të kushteve për një jetë më të mirë. Në vazhdimësi Bejta theksoi se zotohet para qytetarëve që pikat e prezantuara para tyre, do i përmbushë dhe nuk do ti zhgënjejë për besimin e dhënë ndaj tij, kurse qytetarët e shumtë gjatë takimeve theksuan se Bejtën do e përkrahin fuqishëm, sepse për ta ai është ikona e mbështetjes ndaj tyre, për të gjitha grupmoshat, që si thanë derën hapur për kërkesat e tona tek Komuna e kemi pasur gjatë 4 viteve dhe nuk do të dyshojmë që s’do e kemi për 4 vitet e tjera, transmeton Zhurnal.

Poashtu Bejta në secilën pikë të programës së tij politike për 4 vitet e ardhshme si Kryetar i Komunës së Gostivarit ka thënë se do e realizojë pikë për pike si dhe  sipas nevojave të qytetarëve ai do të ndërmerrë edhe masa tjera shtesë për ta ndihmuar komunën tonë të përbashkët.

Këto fjalë të Bejtës nga ana e qytetarëve që vazhdimisht po i takon dhe po bashkëbisedon me ta  janë përshëndetur pozitivisht si dhe mbështetja ndaj tij,  si theksuan nuk do mungojë dhe masovikisht do të jenë pas kryetarit të tyre në secilën sfidë në të cilën do e presë atë në realizimin e pikave politike të dalura nga kërkesat e qytetarëve dhe programës politike.

Ndryshe ai po e prezanton derë më derë edhe gjatë mbramjes platformën e tij dhe po ja përcjellë të gjitha pikat prioritare të gjitha grupmoshave, që ata të ndihen të sigurtë në komunën e Gostivarit për të mirat që duhet ti gëzojnë si qytetar të kësaj komune.

Gjatë bashkëbisedimeve qytetarët theksuan se ky planprogram jo vetëm se është i përpiluar dhe do i përmbushë kërkesat e qytetarëve por ai do të krijon edhe një ambient modern të qytetit tonë, që të gjitha grupmoshat të ndihen me energji pozitive duke e shikuar komunën e tyre dhe rrethin ku ata jetojnë si dhe vendet për rekreacion dhe sport.

Njëra ndër pikat tepër e veçantë dhe e ndishme e programës politike të Bejtës është kategoritë e rrezikuara sociale dhe personat me nevoja të posaçme të cilëve është humane dhe njerëzore që të ju kushtohet rëndësi e veçantë duke marrë parasysh, nevojën e madhe që ata kanë për institucione kuptimplota në shërbim dhe plotësimin e kushteve për ta.

Kjo pikë është e ndishme dhe e prekë secilin qytetar të komunës dhe për këtë arsye unë do të përkushtohem maksimalisht që të përmbushi të gjitha kërkesat që paraprakisht jam konsulltuar me ekspert të kësaj lëmie dhe me ndihmën e  banorëve që të specifikojmë nevojat ose të rrisim numrin e institucioneve në shërbim të kësaj kategorie të rrezikuar.

Projekti në fjalë është objektiv dhe tepër i kompletuar në përmirësimin e dukshëm ndaj kësaj çështje në komunën tonë, që do të përmbanë pika të specifikuara se në cilat drejtime do të veprojmë.

Sepse këto kategori të rrezikuara meritojnë trajtim institucional serioz nga komuna e Gostivarit dhe une si kryetar i ardhshëm për 4 vite, këto kërkesa jetike do i përmbushë në tërësi si dhe projektet e filluara, apo ata të cilat i kam mbaruar do përkushtohem që ti mirëmbajmë në mënyrën më të mirë.

Ndërsa me hapjen qendrës për persona të moshuar dhe të vetmuar do e largojmë brengën e gjithë qytetit, që në ftohtin e dimrit ata s’do të ndien të vetmuar edhe shpirtërisht, sepse do të kenë vendëstrehim dhe do të shoqërohen në këtë qendër.

Poashtu edhe me hapjen e shtëpisë së pleqëve në komunën e Gostivarit prëfundimisht dë to përmbyllim një kapitull të ndishëm të qytetit tonë, si dhe në këtë projekt do të përfshihen edhe masa të tjera shtesë, që të ju sigurohet infrastrukura e nevojshme, stimulim dhe përkrahje të përgjithshme për këto grupe të kategorive, që të ju lehtësohen të gjitha qasjet në komunë edhe nëpërmjet ndihmesave shtesë në të gjitha pikat, administratë, dhe shërbime të tjera, poashtu do i mbështesim financiarisht dhe me mbështetje morale dhe organizative edhe organizatat jo-qeveritare të cilat punojnë maksimalisht që të ju ndihmojnë kësaj pjesë të shoqërisë sonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat