Bejta takoi fituesit e të festivalit të këngës epiko-lirike në Burrel

Gostivari

Bejta takoi fituesit e të festivalit të këngës epiko-lirike në Burrel

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 13:36
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta sot takoi solistët Nebi Halili dhe Feti Selimin si dhe instrumentalistët Adnan Aliu dhe Emin Xhaferi të cilët u shpallën fitues të çmimit të parë në edicionin e tretë të festivalit të  këngës epiko-lirike në Burrel. 

“Rapsodë nga Gostivari fituan çmimin e parë në festivalin e këngës epiko-lirike në Burrel të Shqipërisë. Ka qenë juri e përbërë nga etnologë, kompozitore e këngëtare që ua ndanë këtë çmim. Ky çmim është një vlerësim i jashtëzakonshëm për kulturën, traditën dhe doket e bukura të Gostivarit dhe rrethinës. U shpreha mirënjohjen time për këtë arritje të madhe”, potencoi Kryetari Bejta. 

Grupi muzikor nga Gostivari ishte kujdesur që Kryetarit Bejta ti sjellin një dhuratë simbolike  nga Burreli, ndërkaq i përcollën përshëndetjen nga Nezir Rizvani, kryetar i Bashkisë Mat. 

Kujtojmë që në këtë festival morën pjesë rapsodë e grupe rapsodësh nge të gjitha trojet shqiptare me këngë epike dhe krijime të vjetra folklorike nga Shqipëria e Kosova dhe Maqedonia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat